Reperi i njohur kosovar “Bim Bima”, dyshohet se ka konsumuar marihuanë gjatë performancës së tij në koncertin e fundit që ka organizuar në Pejë në kuadër të festivalit “Anibar”.
Në festival thuhet se ishin të pranishëm dhe fëmijë dhe veprimi i reperit duke konsumuar lëndë narkotike është një vepër penale dhe që dënohet me gjobë ose burgim.
Gjatë përformancës së tij Bim Bima ka ndezur cigaren me marihuanë ku ndërkohë po këndonte një pjesë të refrenit të këngës së tij: “E kam kyçën në dorë edhe kur pi, unë e dua barin”. Koncerti ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.