Sulmuesi portugez ka bërë shumë mirë deri më tani dhe te Juventusi, pavarësisht moshës 35-vjeçare. CR7 sot ka dhuruar show në stërvitjen e kampionëve të Italisë, pasi ka arritur të bëjë një kosh me këmbë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë goditi një top me këmbë dhe arriti të fuste topin në një kosh basketbolli. Serie A pritet të rinisë shumë shpejt, ndërsa Ronaldo e nisi në mënyrë fantastike vitin 2020.