Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VIDEO/ Rrëfimi prekës i 40 vjeçarit Italian: Mendoja se është propagandë, por më mori babain dhe…

20:51 / March 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Giani Zampina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Virusi ka hyrë në trupim tim, ka vrarë dhe babanë tim. Ai po hyn edhe te ju, po ju merr të gjithëve, depërton në mushkëritë dhe rrugët e kanalit të frymëmarrjes”, kështu e nis rrëfimin e tij Giani Zampina, 40 vjeç, nga Torino i Italisë.

Giani, së fundmi është diagnostikuar si mbartës i COVID-19 dhe të gjithë këtë përjetim ai ka vendosur ta ndajë përmes rrjeteve sociale, me anë të një videoje.

“Edhe unë jam si shumëkush prej jush, e kam nënvlerësuar koronavirusin. Duhet ta kuptoni nuk është lojë. Duhet të jeni të kujdesshëm, të qëndrojmë nëpër shtëpi pranë familjeve tona”, tha 40 vjeçari.

Giani, përpiqet të tregojë të gjithë përvojën e tij, teksa ndodhej nën “pushtimin” e aparaturave.

“Natën e kaloj me bombola të oksigenit, nuk po mund të fle. Jeta më është kthyer mbrapsht. Do të dëshiroja që askush të mos e provonte vuajtjen që po ndjej unë, sepse është si skenat e filmit horror”, thotë Giani

Më tej shton:

“Për fat të keq ende nuk po mundem të marr frymë pa ndihmën e oksigjenit dhe duhet ta mbajë atë për të marrë frymë lirisht. Mendova ta filmoj këtë video sepse po e shoh që njerëzit mendojnë se ende ky virus kalon lehtë, por ai në fakt më ka shkatërruar jetën”.

Më tej Giani ka treguar se si ky virus  ndryshoi të gjithë rrjedhën e jetës për një kohë mjaft të shkurtër.

“Kam punuar si menaxher, jam kujdesur gjithmonë për babain, gjithashtu jam marrë sistematikisht me sporte. Më duhet ta pranoj se e kam nënvlerësuar virusin. Mendoja që bëhej fjalë për propaganda politike apo ushtarake, mashtrim e gjëra të tjera që lidhen me këto. Ky virus është futur në trupin tim dhe gjithashtu ka vrarë edhe personin më të dashur në jetën time, babain tim. Të gjithë po thonë se COVID-19 është i ngjashëm me një grip sezonal. Ju siguroj që gaboheni. Ai futet në trupin tuaj, depërton në mushkri dhe rrugët e frymëmarrjes. Më e keqja është se nuk dini se si ta luftoni këtë kundërshtar që nuk e njihni. Ju bëj thirrje të jeni të kujdesshëm, të qëndroni nëpër shtëpi së bashku me familjen, shikoni filma, lexoni ndonjë libër apo  rrini me orë të zgjatura në rrjete sociale. Vetëm duke ndjekur këto këshilla mund ta rikthejmë jetën në duart tona”, tha ndër të tjera Giani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump provokon Iranin, Presidenti amerikan publikon hartën ku Hormuzi shënohet si territor i SHBA-së

12:37 / August 19, 2026

Trump, numër rekord të ultra të pasurve në administratën e tij

12:31 / August 19, 2026

Kievi godet Moskën me qindra dronë, një nga sulmet më masive që prej nisjes së luftës

10:35 / August 19, 2026

Trump pezullon tarifat 50 për qind ndaj Kanadasë: Kemi arritur marrëveshje

10:12 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.