Produksioni i “Big Brother Albania Vip 2” është vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. I tillë ka qenë edhe momenti i djeshëm, ku shumë ndjekës kanë kryqëzuar sërish moderatoren Arbana Osmani.
Mbrëmë u dhanë emrat e personave më pak të preferuar nga publiku, por zarfi i cili do duhej të lexohej nga Arbana, nuk ndodhi kështu. Ajo i lexoi emrat nga skaleta. “Është momenti të them se cilët do të jenë të nominueshëm sonte”. Këtë fjali nis të thotë Arbana e cila mban gjatë gjithë kohës sytë te skaleta, duke injoruar zarfin që mban në dorë.