Rusët kanë bombarduar sot pasdite fshatrat shqiptare që janë rreth Odesës në Ukrainë.
Siç shihet edhe në video, duken me qindra njerëz në rrugë, të cilët kanë braktisur banesat e tyre pas bombardimeve dhe po tentojnë të largohen nga zonat ku jetojnë.
Lufta ka bërë që edhe shumë prej shqiptarëve të Odesës të largohen nga Ukraina drejt Polonisë dhe Rumanisë, nga frika e bombardimeve.
Komuniteti shqiptar është i vendosur prej shekujsh në Odesë.
Ndërkohë, ka edhe shumë anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët i janë bashkuar rezistencës dhe po luftojnë kundër pushtimit rus.
