Mesa duket Mohamed Salah nuk ka fat në finale. Egjiptiani po ndihmonte ekipin e tij, Liverpoolin në finalen e sotme të FA Cup por u detyrua ta linte fushëne e lojës pasi për shkak të një dëmtimi.
Salah u dëmtua në minutën e 33-të të ndeshjes që Liverpool dhe Chelsea po zhvillojnë mes tyre në kuadër të finales së FA Cup, dhe ky dëmtim ngjalli panik dhe shqetësim tek i gjithë stafi i “The Reds”.
Klopp e zëvendësoi menjëherë egjiptianin me Diego Jota, megjithatë nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Salah. Të gjithë janë në pritje për të parë nëse sulmuesi do të luajë finalen e Champions League apo jo.
Mo Salah comes off for Liverpool with an apparent injury 😳 pic.twitter.com/FbxOGlg0BS
— ESPN FC (@ESPNFC) May 14, 2022