Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një ndër çiftet e momentit dhe që qëndrojnë në qëndër të vëmendjes së mediave rozë. Ata e nisën lidjen e tyre gjatë kohës që ishin në shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa shpesh tregojnë se ndihen shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Dysha ka zgjedhur që të mbajnë lidhjen e tyre sa më larg vëmendjes së publikut. Dhe postimet krah njëri-tjetrit janë shumë të rralla për shkak të angazhimeve të punës. Së fundmi, blogerja dhe moderatorja e “Kosherja” ka ndarë një video me Dj në Instastory.
Duket se Sarah është bërë “xheloze” sepse ish-banori i BBV do të shkojë në udhëtim me shokët e tij, dhe nuk ka nguruar ta ndajë këtë me ndjekësit e saj në Instagram.“Pra ti po më thua që sot do të ikësh në jug me çunat, bravo. Javës tjetër jam unë me gocat.“, thotë ajo duke qeshur.
