Mëngjesin e kësaj të marte, makina e ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu është goditur me vezë dhe ngjyrë të kuqe nga serbët e grumbulluar para ndërtesës së Komunës së Leposaviçit. Ngjarja është shënuar në mëngjes kur ministri i Infrastrukturës, ka qenë duke dalë nga ndërtesa e Komunës së Leposaviçit. Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para komunës dhe ka hyrë për ta vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk ka dalë nga ndërtesa e komunës.

