Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ SHBA: Erdhi makina e së vërtetës për BKH, shumë shpejt bosët…

15:43 / January 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1578490158 shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada amerikane në Tiranë shpjegon edhe mënyrën si do të rekrutohen hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një video ambasada tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/2833990006681854/?v=2833990006681854

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Në të kaluarën njerëzit me para mund të ndikonin sistemin gjyqësor, por sapo të themelohen BKH dhe SPAK që ish-zyrtarë dhe bosë të krimit të japin llogari. SHBA ka dhënë 4 mln dollarë për BKH. Trajnimi i hetuesve do të bëhet SHBA. Këshilltarë nga SHBA po punojnë që BKH të ketë vendin e punës dhe procedurat e përshtatshme administrative për të kryer punën e saj. SHBA do të mbështesin BKH. Ne do të kontribuojmë me financime.

Puna e hetuesve do të jetë sfiduese, fizikisht dhe mendërisht ne do të ndihmojmë për standardet e rrepta. Për të vlerësuar integritetin dhe ndershmërinë e aplikuesve në BKH jemi duke trajnuar ekspertë të rinj poligrafë në administrimin e testimeve poligrafike duke përdorur pajisjet që kemi dhuruar. BKH do të jetë këtu shumë shpejt. Priten të fillojë shpejt një rinovim tërësor i godinës së selisë qendrore. Pajisjet e teknologjisë janë në rrugë e sipër dhe poligrafët e parë janë testuar dhe pajisjet kanë mbërritur. Shumë shpejt do të rekrutohet drejtori i parë i BKH-së” deklaron ambasada e SHBA-së. Pas zgjedhjes së kreut të SPAK, në ditët në vijim pritet të hapet gara për drejtuesin e BKH.

5e15d91119882307730 2

Por çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike. Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik.

Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate. Ndërsa në Tiranë se së bashku me aparaturën për asistencë do të mbërrijnë dhe specialistë të FBI-së, me qëllim përdorimin e saj, gjatë testimit të oficerëve që do jenë përzgjedhur për tu bërë pjesë e kësaj strukture hetimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Situata monitorohet 24 orë në shtatë ditë”/ Zjarret aktive në vend, ministri Nufi: Janë 650 forca të angazhuara

19:30 / August 12, 2026

Tjetër aksion në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori i ndërtimit pa leje

18:44 / August 12, 2026

“Territorialja”, përfundon takimi i Ramës me 20 kryebashkiakë socialistë në Kuç të Vlorës

17:38 / August 12, 2026

“Territorialja”, këshilli bashkiak i Divjakës firmos kërkesën: “Jo” bashkimit me Lushnjen

16:58 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.