Videot tronditëse të mediave sociale kanë kapur tmerrin, frikën dhe tërbimin e disa qytetarëve kinezë kur po futeshin në karantinë pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.
Një video tregon një grua duke bërtitur brenda një kutie metali9ke kur oficerët përdorën kutinë për ta futur atë në izolim.
Ndërsa një pjesë tjetër e pamjeve kap me sa duket një familje prej katër personash duke u tërhequr nga një ndërtesë nga oficerët me rroba të posaçme.
Zëvendëskryeministri i Kinës urdhëroi javën e kaluar zyrtarët e Ëuhan që të vendosnin të gjithë pacientët me koronavirus të konfirmuar dhe të mundshëm, si dhe kontaktet e tyre të ngushta dhe ata që kanë ethe në kampe karantine.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje zyrtarëve komunistë që të gjitha nivelet në vend të marrin drejtimin aktiv në këtë “gjendje të kohës së luftës“, ose të përballen me “gozhdimin në shtyllën e turpit historik përgjithmonë”.
Në njërën nga videot që qarkullojnë gjerësisht në Tëitter dhe YouTube, një grua dhe një burrë mund të shihen duke u shoqëruar në një kuti metalike në pjesën e prapme të një kamioni.