Një i ri shqiptar është arrestuar në aeroportin e Madridit pasi u gjet me dokumente false. Gjithë ngjarja është filmuar nga autoritetet.
Gjatë kontrollit që ushtrohet në valixhen e të riut, gjendet edhe pasaporta shqiptare.
“Do ikja vetëm për të punuar, për familjen time. Doja një jetë më të mirë”, dëgjohet të thotë ai.
I riu tregon se ka paguar 500 euro për dokumentet.
Polici spanjoll tregon se shqiptari në fillimin kishte një sjellje nervoze.
“Këta njerëz harxhojnë kursimet e një viti të tërë dhe kanë shitur edhe prona që të mbërrijnë në Britani”.
Pasi i mundësohet një përkthyes, atij i lejohet të komunikojë në telefon me gruan.
“Zemër jam në polici, më kanë ndaluar. Mos u bëj merak”, thotë i riu.
Pas një telefonate të shkurtër vazhdohet me procedurat
-Ke familje atje?
-Po kam dy fëmijë?
-Dhe kjo është arsyeja pse do të largohesh në Dublin.
-Në Shqipëri është shumë keq.
-Çfarë do tani
-Thjeshtë të shkoj në shtëpi, nëse është e mundur.
Pas procedurave të riut shqiptar i vendosen prangat dhe deri në kthimin në Shqipëri do të qëndrojë i arrestuar.
@tiktok.italiano1 #albania #colombia #tiktokitaliano1 #brasil #spain #airport #arrested ♬ suono originale – Bessi
