Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Video/ Strakosha i pakalueshëm, Lazio në zonën Champions

21:35 / February 4, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lazio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lacio i bashkohet përsëri grupit të skuadrave që luftojnë për vendin e katërt në Serinë A, që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, ndërsa kërcënojnë Interin e vendit të tretë. Për të barazuar Romën në kuotën e 35 pikëve, vetëm 1 pas Milanit që mban vendin e katërt, Lacios i është dashur një fitore 1-0 jo pa vështirësi ndaj Frozinones.

Një gol i Kaicedo në pjesën e parë kaloi në avantazh skuadrën e Inzagit e cila më pas u mundua të bënte atë që i kishte munguar në ndeshjet e mëparshme, të administronte rezultatin.

Kështu, me qetësi Lacio qarkulloi më shumë topin duke ulur ritmin e ndeshjes, aq sa edhe vetë Strakosha u ndëshkua me të verdhë për vonesa loje.

Por në fundin e takimit, portieri i përfaqësueses shqiptare u detyrua të bënte disa ndërhyrje vendimtare për të ruajtur avantazhin e skuadrës së tij që doli nga fusha e lojës me 3 pikë shumë të rëndësishme për objektivat e klubit duke i dhënë njëkohësisht fund edhe serisë prej 3 ndeshjesh radhazi pa fitore që e kishin larguar disi nga zona Champions

CHAMPIONS pakalueshem strakosha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.