Kryetari i PD-së, Lulzim Basha njihet për gafat e tij në komunikimin publik.
‘6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim’ dhe “7 x 7= 42” janë dy prej gafave më të famshme të kryetarit të opozitës që janë bërë subjekt memesh.
Gafa e Bashës, kësaj radhe nuk ka të bëjë me shifrat, por me ndërtimin konceptual të fjalive dhe oratorisë proverbiale që ai përdor.
Shqiptarët e përdorin shpesh shprehjen “Ta bëjmë natën ditë”, e cila mori më pas mori përhapje të gjerë kur u përdor nga rilindasi Naim Frashëri në poezinë “Fjalët e qiririt”
“…që t’u ap pakëzë dritë,
natënë t’ua bënj ditë.”
Në këtë stil ka dashur të përafrohet edhe Basha, por gjatë fjalimit ka bërë një ‘lapsus’ duke e përthyer kuptimin e këtij aforizmi.
“Ndaj le të angazhohemi bashkarisht, kudo që të ndodheni. Ta bëjmë ditën natë”-thotë kryedemokrati Basha. Kjo video është bërë menjëherë virale duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet,
/Tirananews.al