Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Tabaku thirrje për ndryshim: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane

20:22 / June 20, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
jorida tabaku
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve në vend. Tabaku e ka cilësuar këtë fenomen si një realitet të padrejtë për qytetarët, teksa thotë se sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmimet e larta. Po ashtu, Tabaku vijon më tej duke thënë se pagat në Shqipëri janë të një niveli me vendet e Afrikës.

”Sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmime”,-deklaron Tabaku. Ajo nënvizon se sipas të dhënave zyrtare për vitin 2025, çmimet për produktet bazë si djathi, qumështi, vezët dhe vaji janë përkatësisht 25-30% më të larta se mesatarja e BE-së. Ndërkohë, karburanti mbetet ndër më të shtrenjtët në rajon, duke arritur çmime që kapin kufirin e 2 dollarëve për litër të barabarta me ato të Zvicrës.

Tabaku thekson kontrastin e thellë mes standardit të jetesës në vend dhe niveleve europiane, duke rikujtuar se të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë vetëm 40% e mesatares së BE-së. ”Ky është realiteti shqiptar: paga afrikane, çmime europiane”, deklaron ajo.

Sipas saj, zgjidhja qëndron te kontrolli i tregjeve, hapja ndaj konkurrencës dhe përmbysja e modelit ekonomik të kapur nga pakica. Ajo kërkon që ekonomia të rikthehet në shërbim të shumicës dhe të familjeve shqiptare që sot përballen me barrën më të rëndë ekonomike në rajon. ”Përse qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë më shumë se europianët për të njëjtat produkte, kur kanë më pak të ardhura?”, pyet Tabaku, duke e mbyllur me një thirrje të qartë: Kjo duhet ndryshuar!

jorida tabaku ndryshim paga afrikane Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Prej dy ditësh vijon zjarri në malin e Dukatit, terreni vështirëson ndërhyrjen

10:20 / July 8, 2025

Rama: Korsitë e reja në superstradës Tiranë-Durrës, drejt përfundimit

09:40 / July 8, 2025

Përmbytjet katastrofale në Teksas, deri tani 100 viktima!

09:20 / July 8, 2025

Në qeli që nga 10 shkurti, Veliaj seancë në Gjykatën e Lartë

09:00 / July 8, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.