Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Video / Të bluash në mulli me ujë, në Bulqizë familja ruan traditën prej tre brezash

15:26 / January 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
85 1578227028
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky mulli me ujë është ndërtuar mbi 100 vite më parë, por edhe sot i ka rezistuar zhvillimit të teknologjisë.

10 fshatra dërgojnë prodhimet e tyre në Zerqan të Bulqizës, duke i qëndruar besnik ushqimit bio e të bërë vetë.

Familja Hidri e mirëmban prej më shumë se tre brezash, madje edhe duke sakrifikuar të ardhura.

“Trashëgimi 100 vjeçare, e ka pasur gjyshi. Ne e kemi mbajtur, ka punuar babai 50 vjet. Nuk bluan shumë 4-5 kuintal, me punu edhe natën.Nuk nxjerr atë fitim që merrja në punë në ndërtim”, tregon Ismet Hidri për Ora News.

Ai shton se dëshiron ta trashëgojë këtë traditë edhe tek fëmijët e tij.

“Qejf kam ta marrin dhe fëmijët, por varet prej tyre. Sa të jem unë do ta mbaj”, thekson Ismet Hidri.

Për banorët mulliri me ujë jo vetëm që ka kosto të ulët, por edhe nxjerr miell të pastër.

“Është traditë e vjetër brez pas brezi dhe pa shpenzime. Vetëm, me ujë. Gjë origjinale”, nënvizon Halil Karaj.

Ndonëse para disa dekadash mulliri me ujë ishte e vetmja mënyrë për të bluar drithërat, sot numri i tyre po vjen duke u reduktuar ndjeshëm, duke shkuar drejt asaj që këto objekte të kthehen në vepra të rralla.

familja mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mat–Klos, 15 këshilltarë pro bashkimit: “Historia, kultura dhe lidhjet na bashkojnë”

19:50 / September 21, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, policia arreston 67-vjeçarin në Burrel

10:24 / August 29, 2026

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.