Një video e disa të rinjve në Prizren, ku shihen duke e “parkuar” makinen, është bërë virale në rrjete sociale.
Një nga detyrat më të vështira të shoferëve të rinj, është parkimi i veturës.
Mirëpo, tre të rinj në Prizren kanë vendosur ta zgjidhin këtë në një mënyrë tjetër.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, ata shihen duke e çuar me duar makinen për ta parkuar.
Mënyrë e çuditshme, por që funksionoi.