Situata në Bregun e Lumit ka degraduar sërish teksa ish deputetë të opozitës kanë dalë në mbrojtje të banorëve që po u prishën shtëpitë, për shkak të zbatimit të projektit të zgjatimit të Bulevardit të Ri.
Ish-deputetët Klevsis Balliu dhe Endrit Brahimllari janë përplasur me efektivët, dhe deklaruan se banditët me uniformë po dhunojnë qytetarët.
Lexo edhe: Sërish tensione të Bregu i Lumit, fadromat shkojnë për të prishur shtëpitë
Kam qenë këtu diku nga ora shtatë. Banorët na informuan për dhunën makabre. Shefi i komisariatit Agim Hoxha ka ushtruar dhunë ndaj banorëve. Rast i paprecedent, policia luan rolin e mercenarëve. Policia godet zonja dhe fëmijë. Qytetarët nuk duhet të rrinë në pritje, por duhet t’i sulmojnë. Të dënohen këto banditë të veshur me uniformë siç është Agim Hoxha”, u shpreh ai.
Ndërkohë ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari akuzoi shefin e qeverisë, i cili sipas tij, vijon të dhunojë qytetarët dhe trafikantët e grabitësit i lë të lirë.
“Sandër Lleshi urdhëron policinë të dhunojë gratë. Sandër Lleshi të bëjë kujdes, pushteti i tij dhe i Edi Ramës po merr fund. Banorët janë në të drejtën e tyre. Banoret po trajtohen si terroriste. Kanë ardhur në 6 të mëngjesit i kanë nxjerrë gratë, fëmijët dhe të moshuarit nga shtëpia. Sandër Lleshi nxjerr me pizhama njerëzit nga shtëpia. Edi Rama dhunon të varfrit dhe përkrah oligarkët. Edi Rama po dhunon qytetarët për interesat e tij personale”, tha ai.