Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi po qarkullonte me armë zjarri në qytet. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Në momentin që i riu ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip
Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.
