Një vrasje është parandaluar nga Policia e Dibrës. Një 55-vjeçar ka tentuar të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobta në fshatin Selishtë, Dibër. Autori i dyshuar raportohet se e ka goditur në pjesën e fytyrës 54-vjeçarin me iniciale A.K, duke i shkaktuar dëmtime. Por pas ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti Ndërkohë është vendosur në pranga autori i ngjarjes, 55-vjeçari me iniciale I.C.
Postime te ngjashme
Add A Comment
