Sot do të përcaktohet fituesi i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2021-2022, pasi në orën 19:00 do të luhet finalja mes Laçit dhe Vllaznisë në “Air Albania”.
Siç duket dhe nga videot e mëposhtme, në pamje mbizotëron ngjyra bardhezi e flamujve dhe shajeve “Para Laçi”, teksa nuk mungojnë dhe boritë e makinave dhe brohoritjet.
Sot pritet të dhurohet spektakël në tribuna pasi pritet një numër i lartë tifozësh dhe të ekipit të Vllaznisë.
