Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

(Video) Topi i Artë 2022, Redon Xhixha mund Skukën dhe Mazrekajn, për femra e fiton Megi Doçi

20:55 / January 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topi i arte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Redon Xhixha fiton Topin e Artë 2022 të futbollit shqiptar. Ish-sulmuesi i Tiranës, i transferuar pak ditë më parë te Qarabag në Azerbajxhan, fitoi garën me Xhuliano Skukën dhe Mentor Mazrekajn.

Në mungesë të bomberit, trofeun e tërhoqi ish shoku i tij i skuadrës te Tirana, Marsel Ismajlgeci, i cili u shpreh:

“Meqë Redoni nuk është këtu më tha t’ju them disa fjalë. Iu falënderon që e keni zgjedhur dhe falënderon gjithashtu dhe çunat e ekipit që e kanë ndihmuar të fitojë këtë çmim. Ne i urojmë suksese në karrierën e re, shpresoj që në të ardhmen të ikim edhe ne jashtë siç iku ai”.

image 44

Përmes një video-mesazhi, Redon Xhixha u shpreh i emocionuar që është vlerësuar me këtë çmim, ndërsa e cilësoi futbollin shqiptar si një vitrinë për të bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.

‘Është një emocion jashtëzakonisht i madh për mua që jam vlerësuar me këtë çmim. Ndihem keq që nuk jam sonte në sallë me ju që ta tërheq vetë këtë çmim, por para pak ditësh finalizova transferimin tim te Qarabag dhe e kam të pamundur të jem aty. Dua të falënderoj familjen time dhe ekipin e Tiranës ku dola kampion. Dua të them që futbolli shqiptar është një vitrinë e mirë për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë në ekipet e njohura europiane. Mbrëmje të bukur të gjithëve dhe ia kalofshi sa më mirë”.

Ndërkohë, përsa i përket kategorisë së femrave, Topi i Artë 2022 shkon për sulmuesen e Vllaznisë dhe të Kombëtares Shqiptare, Megi Doçi.

Një çmim i veçantë në mbrëmjen gala të FSHF-së “Më të Mirët 2022” ka shkuar pikërisht për Vllazninë e vajzave me motivacionin “si promotore e jashtëzakonshme në rritjen e cilësisë sportive në futbollin e femrave në Shqipëri dhe për arritjen në fazën e grupeve në UEFA Ëomen Champions League 2022-2023, rezultat i paimagjinuar më parë”. Drejtuesve të Vllaznisë iu dorëzua çmimi “Pllakatë” e FSHF-së.

Mazrekaj topi i arte xhixha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.