Ndonëse shumë persona mund ta konsiderojnë tradhëtinë si veprim që çon në fundin e një marrëdhënie apo historie, por për Erida Baxhën është thjeshtë një argëtim me shokët.
Blogerja dhe avokatja shqiptare, mendon se tradhëtia nuk është krim por është një pjesë argëtuese që mashkulli e bën.
“E quaj tradhtinë si një aksesor që mashkulli e vë në lidhjen e vet për më shumë adrenalinë. Nëse një mashkull më ka tradhtuar jo domosdoshmërisht ka dashur të më lëndojë.
Tradhtia nuk është krim, është një pjesë argëtuese që ai e bën, mund ta marri me shokët, në gara me makina, në një udhëtim, e merr dhe nga një femër tjetër.
Unë them që është e paevitueshme, nuk di nëse do ta falja apo jo se varet nga rrethanat”, tha ajo në emisionin ‘Abc-ja e mëngjesit’.
Erida ka krijuar edhe një blog të sajin të quajtur “Ligjërisht bjonde” dhe ideja për këtë i erdhi nga qëndrimi para ekranit të Youtube.
