Një grup grabitësish kanë sulmuar me thikë një turist britanik në Barcelonë.
Pushuesi ishte duke pirë një pije në një tarracë në Placa Sant Josep Oriol pranë Las Ramblas rreth orës 20:00 mbrëmë, kur tentuan t’i merrnin çantën nga dora.
Turisti vrapoi pas grabitësve dhe arriti të kapte njërin, më pas filloi të zihej me ta për të marrë çantën që ia kishin marrë.
Më pas hajduti nxori nga xhepi një thikë dhe u përpoq vazhdimisht ta godiste.
Turisti britanik nuk e kuptoi derisa pa tehun e thikës përballë fytyrës së tij, e në atë moment ai la të ikte banditin i cili u largua me nxitim së bashku me shoqëruesit e tij.
Pak orë më pas, 4 grabitësit përfunduan në pranga.