Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Turqit në Qipro godasin automjetet e OKB-së, institucionet ndërkombëtare dënojnë sulmet

16:32 / August 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qipro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Automjetet e OKB-së janë sulmuar nga fadroma të turqve në Qipro.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, incidentet ndodhën mëngjesin e së premtes në zonën neutrale, pranë Pyla-s, mes turqve qipriotë dhe përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara, të cilat u dënuan nga Nikosia, Athina, BE dhe UNFICYP.

Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara u drejtuan në zonë për të bllokuar punimet e rrugës, të cilat përbëjnë shkelje të status quo-së. Aty u rrit tensioni, me grupe turqish qipriotë që sulmuan fizikisht disa burra të UNFICYP dhe dëmtuan automjetet e paqeruajtësve.

Në një deklaratë, UNFICYP dënoi sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së dhe dëmtimin e automjeteve të OKB-së nga individë nga pala qipriote turke këtë mëngjes.

“Një përpjekje për të krijuar një fakt të kryer”- thotë Ministria e Punëve të Jashtme Greke.

Sulmi i qipriotëve turq kundër forcave paqeruajtëse të OKB-së në Qipro dhe përpjekja sipas mediave greke e forcave okupuese për të krijuar një fakt të kryer në terren u dënua në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.

Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dënoi sulmet nga anëtarët e stafit të palës turke qipriote kundër anëtarëve të UNFICYP në mëngjes, duke shtuar se është në kontakt me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulidis dhe duke theksuar se prioritet është de-përshkallëzimi i tensioneve.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.