Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Udhëtimet e para transoqeanike nga Rinasi, ministrja Balluku: Mbajtëm premtimin

19:08 / April 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aeroporti i Rinasit po përgatitet që të presë për herë të parë udhëtimet transoqeanike. Sipas zv.kryeministres dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku ky është një premtim i mbajtur. Në kantier po vijojnë punimet për të zgjeruar pistën, terminalin dhe për krijimin e vendqëndrimeve të reja, që do të akomodojnë avionët që vijnë nga përtej Atlantikut.

“Është kënaqësi shumë e madhe që të shikojmë sesi strategjia e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e aviacionit civil në një shkallë tjetër ka filluar të implementohet dhe tashmë është e materializuar. E kemi nisur këtë proces në 2019, kur kemi shpallur një strategji të mirë studiuar dhe të vendosur mbi baza, në bashkëpunim me partnerët tanë EUROCONTROL, IATA dhe të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Kemi bashkëpunuar me kompani të huaja të cilat kanë ekspertizën, duke qenë se Shqipëria vinte nga një proces le të themi shumë bazik i aviacionit civil deri në vitin 2019”.

Me investimet e reja, Rinasit do t’i shtohen kapacitet përpunuese dhe do të jetë i aftë të presë deri në 30 mijë pasagjerë në një orë. E njëjta linjë me investimin në zgjerimin e kapaciteteve, do të ndiqet edhe me burimet njerëzore, të cialt zv.kryeministrja i cilësoi jetike.

Nga 10.1 milionë turistë që vizituan vendin vitin e kaluar, 70% e tyre erdhën nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, duke treguar edhe njëherë rëndësinë strategjike që përfaqëson për zhvillimin ekonomik të vendit.

Belinda rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.