Një hajdut i pafat nga Rusia ka hedhur veten në erë të mërkurën, kur tentoi të vjedhë paratë nga bankomati i një banke në qytetin Cheropovec.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dyert e trashë nga metali kanë fluturuar dhjetëra metra larg vendi.
Ai mbeti i vdekur në vend ndërsa po mundohej ta vendoste eksplozivin e improvizuar në bankomat, duke shpresuar se me të do ta hapte për të marrë paratë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës.
Paratë që ishin brenda bankomatit kanë mbetur të paprekura, e personi i dytë që e shoqëronte hajdutin është në arrati.
