Presidenti Donald Trump, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga Shtëpia e Bardhë, tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë pas një operacioni të forcave speciale ushtarake amerikane në Siri.
“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara sollën terroristin numër një në botë para drejtësisë”, njoftoi presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion” por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë, tha ndër të tjera Presidenti Trump.
Ai tha që udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, ” duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”. Presidenti Trump tha se Al-Bagdad aktivizoi jelekun e tij me lëndë plasëse, duke vrarë gjithashtu tre fëmijë.
/Tirananews.al
