Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë: Ja si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para sherrit në Kavajë

21:20 / March 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
477AEB4A D2EC 49E7 944F E6B9C1C67090
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë publikuar pamjet filmike, ku shfaqen Sali Rexha dhe Armand Gosa duke debatuar me njëri-tjetrin përpara se të vriteshin në zemër të Kavajës, njëri me plumba pistolete e tjetri me goditje thike mbrëmjen e 29 marsit. Sikurse shihet qartë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga gazetarja Klodiana Lala, Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa.

Sapo shohin njëri-tjetrin, ata ndalohen dhe fillojnë të debatojnë. Siç rezulton nga pamjet, qytetarë të rastit ndërhyjnë për t’i ndarë, por pavarësisht kësaj, Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush.

Debati mes tyre sa vjen e bëhet më i ashpër. Megjithatë pas shumë përpjekjesh qytetarët arrijnë t’i ndajnë nga njëri-tjetri dhe të dy në pamje të parë vijojnë rrugën e tyre. Por nuk ndodh kështu. Referuar dosjes hetimore, rezulton se Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën. Ndonëse minutat kalonin nuk duket asnjë shenjë e uniformave blu.

Sipas dinamikës, të dy ritakohen dhe është Sali Rexha që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur. Gosa u plagos me 4 plumba. Për shkak se ishte trup me fizik të fortë, edhe pse i plagosur, ai nxori thikën dhe godet 11 herë Sali Rexhën. Megjitatë, të dy ndërruan jetë./BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.