Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Zegjine Çaushi-Bardhit: Kur nuk flet për mua, s’të dëgjohet zëri o Gazo. Do të më kesh përballë çdo ditë

17:34 / June 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zegjine Caushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja me re e Partisë Socialiste të cilën do ta shohim nga shtatori në Kuvend, Zegjine Çaushi është rikthyer të sulmojë kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit e ka përmendur sot paradite ne seancën plenare në Kuvend.

“O Gazo, o Heroi i PD-së! Më thanë që të ka ardhur zëri prapë. Ke filluar e thua: Zegjineja, Zegjineja. Tu dogj xhani për mua o yll? Do pak vëmendje ti në këtë pisk vapë. Pa merak se ta plotësoj unë dëshirën”, i është drejtuar Çaushi me një videomesazh në stilin e saj, tashmë të bërë të njohur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Deputetja e PS i ka përmendur Bardhit problemet, që rezultati i PD në Fier i ka shkaktuar në marrëdhëniet me kryetarin e partisë, Sali Berisha.

“Të ka ardhur zëri në parlament ty o Gazo? Mendon se Baba Bufi është plak i moçëm dhe harron? Por jo. E mendon se çfarë i bëre ti në 11 maj? Baba Bufi jeton vetëm për të të parë ty rrugëve, duke u hequr zvarrë o lumëmadh. Kisha vendosur të të lija të qetë në trishtimin tënd këtë verë të nxehtë, por nuk rri dot pa mua ti o Gazi im. Të është bërë si ilaç, e do mëngjes, drekë dhe darkë”.

Çaushi e mbyll mesazhin duke i rikujtuar Bardhit se në shtator do të jetë në të njëjtën sallë të parlamentit me të, gjithnjë nëse Berisha nuk e detyron të dorëhiqet, siç ka zëra në PD: “Mos u mërzit o yll. Dhe pak javë na ndajnë dhe më pas do më kesh në sallë të parlamentit, në komisione, në takime e kudo. Do jemi bashkë për 4 vjet. Po të la Baba Bufi domethënë, se mund të të kërkojë dorëheqjen, kështu më kanë ardhur fjalët nga PD-ja, që tja lësh vendin Gentit. E di vetë ti”.

View this post on Instagram

A post shared by Zegjine Çaushi (@zegjine.caushi)

Gazment Bardhi kuvend PD PS Zegjine Çaushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.