Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Zgjedhjet, deputeti Baci tregon pakot që po marrin qytetarët

19:39 / January 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luan Baci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Luan Baçi akuzon se PS ka nisur blerjen e votave. Baçi thotë se videot janë filmuar në Patos, teksa duket një qytetar me një pako, të cilën thotë se e ka marrë nga Bashkia. Ai i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të marrin masa e të fillojnë hetimet lidhur me këto raste, teksa shtoi se PD do të vijojë të parashtrojë platformën e saj te çdo qytetar.

Postimi i plotë

Në Patos, filluan me shpërndarjen e “ndihmave” për vota! Sinqeriteti i zotërisë që ka marrë “ndihmën” tregon paturpësinë e bashkisë së Patosit dhe “sponsorëve” të saj, që kur e pyesin se çfarë ju dhanë, ai thotë: “Di gjë unë, gurë mbase ka, kur të shkoj në shtëpi do ta hap dhe do ta shikoj!” Pra, qytetarët e varfër nuk kanë asnjë ide se me çfarë statusi i marrin këto ndihma, dinë vetëm se i marrin nga bashkia e socialistëve të “ndershëm” dhe qëllimi është vota e 11 Majit! Madje, ata nuk dinë se çfarë ka në paketën “kuti” që ju jepet. Kjo gjë e komplikon akoma më shumë situatën. Mos vallë nga këtu duhet të fillojë hetimi i organeve ligjzbatuese?

Çfarë ju pengon që nuk veproni…? Dëgjojeni me vëmendje bisedën dhe pastaj nxirrni konkluzionin! Organet ligjzbatuese duhet të vihen në lëvizje dhe të fillojnë hetimet.
Situata është e dukshme dhe nuk lë vend për dyshime, ka filluar vjedhja dhe manipulimi i votës për zgjedhjet e 11 Majit! Detyra jonë si opozitë është të parashtrojmë programin e Partisë Demokratike në të gjitha fushat, të jemi në kontakt me qytetarët, të njohim hallet e tyre dhe të bëjmë të pamundurën për përmirësimin e jetës së tyre me ardhjen në pushtet.

Është detyrë e organeve ligjzbatuese të merren me abuzimin, vjedhjen dhe korrupsionin në çdo ditë të vitit, sepse për këtë punë paguhen, por aq më tepër, në një vit zgjedhor dhe në një vit zgjedhor krejt të veçantë si ky që jemi! Gjithësesi, falë qytetarëve kurajozë dhe guximtarë po u vëmë në dispozicion sjellje dhe veprime të tilla të pushtetarëve të Ramës. Veproni, filloni hetimet!

luan baci PAKO Patos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.