Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Zgjidhjet e 6 Marsit, Basha e nis fushatën nga Shkodra: PD i ka një borxh të madh që nuk ia ka shlyer

11:56 / February 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 4 756x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Shkodra, Lulzim Basha ka nisur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashki të vendit që kishin mbetur pa kryetar.

Në garë janë 20 kandidatë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Koalicioni i Lirisë, ku përfshihen grupi i rithemelimit, LSI dhe PDK. Në dy bashki Durrës e Dibër futet në listë edhe partia “Lëvizja e Re”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i bindur se shkodranët do i japin besimin e tyre kandidatit të PD Xhemal Bushati.

“Shkodra është kryeqendra e kombit. Dy dashni kanë shkodranët, PD dhe Vllazninë.

Nuk ju njoh pak, duke ju njohur mirë, duke parë si keni votuar zgjedhje pas zgjedhjesh që kur kam qenë fëmijë si keni zgjedhur në kohë të vështia e them me gojën plot që askush nuk i rren dot shkodranët.

Nuk i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vjet e nuk mundet askush me asnjë marifet.

Xhemali një nga bisedat kohë më parë kur nuk e dinte që do i propozohej sakrifica e përfaqësimit të shkodranëve në një moment si ky më ka thënë tre fjalë.

Shkodra asht dashni. E shoh që e ka dhe në sloganin e tij. E vërteta është që Shkodra është dashni, Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën.

PD ka një borxh të madh që nuk ia ka shlyer Shkodrës, jam i bindur që Shkodra do votojë PD se shkodranët që nuk i gënjeu dot as Enver Hoxha nuk i gënjen dot askush tjetër me asnjë marifet.

Zotohem që këtë besim të madh të shkodranëve këtë borxh të pashlyer ta kthejmë në një politikë me fytyrë njerëzore”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.