Në zonën e Thirrës në Mirditë në malin e quajtur Runes ka vatra zjarri të shumta dhe po përhapen me shpejtësi.
Rreth 40 hektarë pyje janë djegur. Terreni i vështirë dhe i lartë e bën të pamundur për mjetet e zjarrfikësve t’i afrohen vatrës.
Vatrat janë afër tunelit të Kalimashit dhe zonës së banuar.