Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Universi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Burime zyrtare bënë me dije se të rinjtë akuzohen për 3 raste të vjedhjeve të ndryshme të banesave dhe të bizneseve në zonën e Kamzës.
NJOFTIMI I POICISE
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5
Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve të ndryshme, të kryera nga këta shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Universi” në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
– I. Xh. (D)., 35 vjeç, S. D., 20 vjeç, F. D., 19 vjeç, të tre banues në Bathore, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
