Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vidhnin në një kompleks pallatesh në Unazë të Re, arrestohen 4 të rinj

14:47 / June 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestimm 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kompleksi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– L. Z., 23 vjeç, M. M., 21 vjeç, E. M., 22 vjeç dhe I. Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit L. Z., M. M., E. M., I. Xh. dhe K. V., në rrugën “Nexho Konomi”, kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe automjetin e tij tip “BMW”, ndërsa shtetasi J. K. i ka ndihmuar autorët për të shitur automjetin e vjedhur.

Gjithashtu, më datë 22.06.2022, po në rrugën “Nexho Konomi”, dyshohet se kanë vjedhur sendet personale në automjetin në pronësi të shtetasit L. M.

Në vijim të veprimeve u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan/ Llatja: Vijon kërkimi për personin e zhdukur, të gjitha familjet janë evakuuar

08:36 / November 5, 2026

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026

Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Një i vdekur dhe tetë të lënduar, mes tyre një fëmijë 

19:30 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.