Policia vendore e Shkodrës në pak orë arrin që të zbardh ngjarjen e ndodhur në mesdite ku disa të rinj u përfshinë në një sherr teksa pati edhe të shtëna duke arrestuar dy të rinj. Thuhet se konflikti ka ndodhur për motive banale.
Kështu efektivët kanë arritur që të arrestojnë dy autorët e kësaj ngjarje, shtetasit Gledis Ustabeqiri, 26 vjeç dhe Hygert Muçaj, 32 vjeç të cilët kanë qenë bashkë. Ata janë ulur nga makina e tyre dhe ka nisur një debat me shtetasin Taulant Ahmeti.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanËeb” se në debat e sipër shtetasi Gledis Ustabeqiri ka qëlluar njëherë nga pistoleta e tij. Ky shtetas ka deklaruar se ka shtënë pa dashje dhe se nuk ka pasur qëllim që të qëllojë dikë.
Debati mes tyre ka qenë i çastit duke i thënë njëri-tjetrit ‘pse më pe ashtu’. Bëhet me dije se ata janë ulur nga mjetet dhe mes tyre ka nisur debate derisa është dëgjuar një e shtënë që ka trembur qytetarët që po kalonin sepse ngjarja ndodhi në lagjen “Parrucë” në qendër të qytetit.
Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat me dy të rinjtë e tjerë të cilët janë arrestuar nga policia e Shkodrës.