Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin e zhdukur pas aksidentit në Klos

11:24 / January 11, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
611994968 849214671346213 73841907747515113 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi pas një aksidenti automobilistik në fshatin Dars, bashkia Klos.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar familjarë të të riut, banorë të zonës, forca policie, zjarrfikëse nga bashkitë Mat dhe Klos, si edhe efektivë të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me strukturat vendore. Kërkimet janë përqendruar përgjatë shtratit të lumit Mat, nga fshati Dars deri në Liqenin e Ulzës, ku derdhet lumi.

Ngjarja

Sipas policisë, një mjet tip “Audi” me targa angleze ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e fshatit Dars. Drejtuesi i mjetit ka qenë shtetasi A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos, i cili dyshohet se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Pas aksidentit, 24-vjeçari dyshohet se është larguar nga vendngjarja pa i ardhur në ndihmë 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili sipas policisë ndodhej në automjet në momentin e ngjarjes.

Trupi i 30-vjeçarit ende nuk është gjetur, ndërsa dyshohet se ai është marrë nga rrjedha e fortë e përroit.

30 vjecarit kerkimet KLOS vazhdojne zhdukur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.