Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Vijon lirimi i plazheve publike në Darëzezë të Fierit

19:49 / July 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2e02ada2 5315 4907 85d7 18815b68541b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike nga veriu në jug. Këtë të hënë në Darëzezë të Fierit, qytetarëve i rikthehet një hapësirë e konsiderueshme plazhi, e zaptuar prej vitesh, në shkelje të ligjit. “Jemi sot me prefektin dhe nënkryetaren e bashkisë, kryetaren e qarkut për të promovuar këto 3 aspekte. E para sigurimin e hapësirave publike për qytetarët e zakonshëm të cilët duan të frekuentojnë këtë plazh, sigurinë e jetës dhe këtu bashkia e Fierit ka bërë një punë të shkëlqyer duke krijuar vetë të gjithë sistemin e ruajtjes së plazhit dhe kabinave për këtë sezon. Po ashtu kemi ardhur për të kontrolluar problematikat e një stacioni plazhi sa më efikas. Mund të themi që ky qark ka bërë tani një punë të shkëlqyer pasi  10 ditë më parë kur ne bëmë inspektimin , situata ishte pothuajse me 0 kontrata dhe sot jemi në përmbyllje të të gjitha kontratave përsa i përket stacioneve të plazhit. Kjo do të thotë më shumë cilësi shërbimi për qytetarët që frekuentojnë këtë plazh”, tha ministri Klosi. Ministri shtoi gjithashtu se hapja e by passit të Fierit, është një mundësi më shumë për të lehtësuar aksesueshmërinë e pushuesve, për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të Semanit dhe Darëzezës. “Është për tu vlerësuar puna e bashkisë Fier dhe e Divjakës, që kanë nënshkruar me shpejtësi vendosjen e kontratave dhe bashkë me to edhe vendosjen e kushteve të realizimit të një sezoni më të pastër, të sigurtë dhe natyrisht më mikpritës.
E gjithë sipërfaqja është e populluar me operatorë turistikë dhe kjo tregon jo vetëm që ata duan të bëjnë biznes, por që edhe shumë qytetarë vijnë dhe e shfrytëzojnë këtë pasuri të madhe të qarkut. është një plazh i ri që po popullohet gjithmonë e më shumë por që natyrisht edhe në kuadër të politikave që bën Ministria e Turizmit është një plazh që ofron potenciale të pamasa përsa i përket turizmit në hoteleri dhe në struktura akomoduese  dhe është në planet e minitrisë që ofrimi i kësaj zone edhe në një masterplan të zhvillimit të strukturave hoteliere në zonën e Adriatikut duke shfrytëzuar një pasuri të madhe që ka bregdeti shqiptar që është plazhi i rërës kaq cilësor dhe i pastër”, tha ministri Klosi.

klosi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.