Menjëherë pas investimit në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit të Burrelit, firma fituese e tenderit ka nisur riasfaltimin e të gjitha rrugëve të qytetit.
Mësohet se nuk po asfaltohen vetëm ato pjesë të rrugëve të dëmtuara nga hapja e kanaleve dhe shtrirja e tubacioneve, por sipas kontratës së nënshkruar në fillim të punimeve të ujësjellësit po kryhet riasfaltimi i çdo rruge.
Burime pranë Bashkisë Mat i thanë tirananews.al se është premtuar edhe asfaltimi i disa rrugëve të tjera në lagjet periferike të qytetit. Janë asfaltuar dhe janë në proces edhe disa rrugë të fshatrave të Matit.