Liridona Murseli e cila u vra mbrëmë në Prishtinë, është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Çifti Murseli, bashkë me dy fëmijët, ndodheshin në makinë kur dyshohet se u përballën me disa grabitës. Pasi grabitësit i morën sendet me vlerë, kanë qëlluar me thikë, duke plagosur rëndë 33-vjeçaren. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Për ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe vetë Behgjet Bacolli. “Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona“, shkruan ish-presidenti në rrjetin social “Facebook”.
