Media greke shkruan se policia ka arritur të identifikojë 4 nga 5 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur sot pasdite jashtë Edessa, në kilometrin e 87- të të autostradës Florina – Selanik.
Sipas policisë bëhet fjalë për 4 burra, të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç të gjithë me kombësi shqiptare. Ende nuk është identifikuar viktima e pestë, që ka qenë dhe drejtuesi i mjetit, shkruan prothotema.gr.
Në video identifikohet targa shqiptare e makinës së përfshirë në aksident, një benz me targa AA 989 MU.