Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga Amerika, ku edhe duken viktimat e koronavirusit që ngarkohen me vinç në një kamion frigorifer.
Sipas kronikës së medias së huaj, vendosja e kufomave në kamion ka ardhur si pasojë e shtimit të numrit të viktimave në morg, shifër e cila ka kaluar 1 mijë të vdekur. Ndërkohë Rama ka shkruar vetëm: Pa koment!
“Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Nju Jorkut për shkak të shpërthimit të covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave janë parë duke u ngarkuar në një kamion-frigorifer. Numri i të vdekurve tani i ka kaluar 1000të infektuar. Arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e viktimave në morg,”– thuhet në kronikë.
