Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto të komplekseve të pallatave për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin tek lagjia “5 Maji”.
“MIRËMËNGJES dhe me shpresën se do t’ju kujtohen ende “viktimat” e lagjes 5 Maji tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
