Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Viktimë e zgjuarsisë së tij”! Deklarata e Genc Rulit që nervozoi Berishën: Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë

18:04 / September 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha ruli berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht se kishte kaluar më shumë se një muaj, Sali Berisha nuk e kishte harruar deklaratën e bujshme të ish-ministrit të tij në lidhje me rikandidimin e ish-kryeministrit duke e thumbuar jo pak mbrëmë përballë Çim Pekës.

Kur u pyet për Genc Rulin dhe atë deklaratë, Berisha tha se ai, Ruli, ishte viktimë e zgjuarsisë së tij, por se kur tërhiqej lideri historik i PD nga beteja e vendoste ai dhe jo të tjerët.

Në datë 6 gusht Genc Ruli, ish-ministër, aktualisht pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në një intervistë për Abc News, kur u pyet nëse Sali Berisha do të jetë në listë për zgjedhjet e ardhshme, tha se ish-kryeministri e ka marrë lavdinë nga politika duke lënë të kuptohet se mund të ketë një tërheqje.

Çfarë ndodhi?

Çfarë tha Genc Ruli në Abc News

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë  ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty” tha ai, referuar Berishës, edhe pse komisioni nuk do të japë mendim për kupolën drejtuese të demokratëve.

Por Sali Berishës nuk i kishte dalë inati nga kjo deklaratë dhe mbrëmjen e djeshme në Syri tv u shpreh se Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij duke deklaruar se do të jetë në listë për zgjedhjet e ardhshme.

“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera.

Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”, deklaroi Berisha. Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë” tha ai.

Përgjigja e Berishës

Ndiqni intervistën e plotë të Genc Rulit më datë 6 gusht në Abc News që nxiti reagimin e Berishës:

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.