Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Virozat mbushin Pediatrinë në Elbasan, rreth 100 fëmijë çdo ditë në urgjencë, mjekja

14:51 / October 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793453582 irenapalloshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në urgjencën e Pediatrise së Elbasanit, si pasojë e virozes. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka bërë që të mbushet edhe urgjenca qendrore. Mjekët japin disa këshilla, ku me kryesorja është që femijet e sëmurë të mos frekuentojnë kopshtet e shkollat në menyre që të ndërpritet zinxhiri i infektimit. Virozat kanë shtuar ndjeshëm fluksin e pacientëve në Pediatrinë e Elbasanit. Çdo ditë paraqiten për vizitë rreth 100 fëmijë, ndërsa ka disa të shtruar në spital.

Sipas pediatres Irena Palloshi kjo periudhë karakterizohet nga një ngarkesë e lartë virale dhe u bën apel prindërve të tregojnë kujdes.

“Me uljen e temperaturave dhe fillimin e shkollës, numri i paraqitjeve është rritur. Kemi gjithsej rreth 100 paraqitje në 24 orë. Kryesisht vijnë fëmijë me virozën dorë-këmbë-gojë, por edhe fëmijë me temperaturë të lartë. U bëjmë thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm në dhënien e shurupeve, sipas dozimit dhe orarit të përcaktuar nga mjekët ose farmacistët”- shprehet pediatrja.

Gjithashtu, ajo bën me dije se fëmijët me temperaturë dhe simptoma të tjera duhet të qëndrojnë përkohësisht në shtëpi dhe të shmangin ambientet shkollore, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

“Do të ishte mirë që fëmijët që kanë temperaturë, rrufë dhe kollë të mos paraqiten në shkollë, në mënyrë që të mos bëhen burim infeksioni për fëmijët e tjerë. Edhe familjarët duhet të tregojnë kujdes në kontaktet me njëri-tjetrin.”-shtoi ajo.

Për rastet që nuk paraqesin urgjencë, prindërit këshillohen t’i drejtohen fillimisht mjekut të familjes. Gjithashtu, rëndësi ka ushqyerja dhe veshja.

“Nëse fëmija ka vetëm temperaturë dhe gjendja përmirësohet, është një situatë që mund të tolerohet. Por nëse fëmija është i lodhur, ka vështirësi në frymëmarrje, nuk arrin të ushqehet mirë ose është i zbehtë, duhet të paraqitet në spital si dhe të kenë kujdes me veshjen e fëmijëve.”-thekson ajo.

Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në Urgjencën e të Rriturve, ku më të rrezikuarit janë personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të maskuarit shkulin pllakat e trotuarit para Ministrisë së Arsimit, sulmojnë policinë me gurë

15:11 / October 31, 2026

“Jo deputetët, vetëm protestuesit”/ Studentët krijojnë kordon për të penguar demokratët

14:13 / October 31, 2026

Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg

13:54 / October 31, 2026

Risitë e Diellës në e-Albania/ Shërbimet digjitale, një administratë publike më moderne dhe më efikase

12:53 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.