Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Virusi ekziston, por nuk është “gjigant”, kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Gallup: Neurozë masive

09:07 / April 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi 2 1100x620 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Frika dhe paniku nga përhapja e virusit Corona në botë po shtohen. Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare Gallup, Kancho Stoychev mendon se kemi të bëjmë me një neurozë masive.

Të dhënat e sondazhit të fundit të Shoqatës Ndërkombëtare Gallup tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të atyre që besojnë se rreziku prej virusit Corona nuk është i ekzagjeruar dhe të frikës prej infektimit. Sipas presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare Gallup, Kancho Stoychev në rastin e frikës ndaj virusit Corona kemi të bëjmë me një “neurozë masive”.

“Virusi Corona padyshim që ekziston, por ai nuk është aspak “gjigant”, ai është mjaft modest. Shkalla e vdekshmërisë mezi është rritur me disa të dhjetat e përqindjes. Prej Coronës kanë vdekur ose janë sëmurë më pak njerëz se gjatë shpërthimeve të mëparshme të gripit. Këto janë argumente të dukshme por që janë injoruar plotësisht. Kjo do të thotë që sëmundja e rëndë nuk është në trupin tonë, por në kokat tona.”

Frikë globale

Ky panik është kulmi i një serie frikash globale gjatë dy dekadave të fundit. Arsyet themelore të kësaj psikoze masive qëndrojnë në natyrën e shoqërive me tendenca konsumiste dhe në mënyrën sesi i trajtojnë ato elitat. Situata ngjan me “vetëvrasjen e një civilizimi” që përshkruan aq bindshëm Arnold Toynbee.

Një vaksinë për happy end

Mënyra për të dalë nga filmi horror që po përjetojmë ka nevojë për një happy end – në këtë rast, një vaksinë. Por problemi kryesor, është se në kohën që vaksina mund të jetë në dispozicion për të gjithë, katastrofa ekonomike mund të jetë aq e madhe sa vërtet mund të ndodhte një tragjedi reale edhe më e madhe. DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.