Visar Bekaj po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Tiranës. Portieri ka firmosur me skuadrën turke te Hatayspor, ekip ky që luajti këtë sezon në elitë, por u tërhoq pas tërmetit.
Portieri 25-vjeçar është gati të provojë një aventurë të re jashtë vendit, për të treguar kështu aftësitë e tij në mesin e shtyllave. Në këtë sezon, Bekaj ka shkëlqyer me pritjet e tij, duke i dhënë shpeshherë fitoren skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi.
“Gardiani” luajti 33 ndeshje në Superligë (2022-2023), me kontributin që ka qenë i madh. Për të ky është viti i 3-të te Tirana, pasi u transferua në kryeqytet në vitin 2020 nga klubi i Prishtinës.
Legjenda e Turqisë, Volkan Demirel, i cili vizitoi Shqipërinë para pak ditësh ka bindur Visar Bekajn për transferimin në Turqi.
