Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Visar Zhiti kujton bëmat në ceremoninë e Vatikanit: Të gjitha shtetet me delegacion shtetëror me një kryetar, Shqipëria me dërgatë trekrerëshe

13:21 / September 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama nishani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre vite më parë, Visar Zhiti mbante postin e ambasadorit shqiptar në Vatikan. U emërua në këtë post pak kohë pasi humbi djalin, Atjonin në një aksident tragjik

“Isha si një i mbytur që dallgët e kishin nxjerrë në breg dhe Vatikani më dha frymë si atij që i jepet gojë më gojë për ta ngritur”  e përshkruan shkrimtari emërimin e tij në një shkrim të publikuar sot në gazetën “Panorama” me titullin “E shenjtë…” 

Ndër të tjera Zhiti zbulon sikletin që iu desht të kalonte gjatë ceremonisë së kanonizimit që u mbajt më 5 shtator 2016. 

Kujton një bisedë me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut i cili ishte në vështirësi sepse të gjithë kërkonin të ishin pjesë e ceremonisë dhe ai duhej të bënte përzgjedhjen, 

“Po me të tutë si i ke punët ti, – më pyeti. -Edhe unë s’di nga t’ia mbaj, – i thashë, – s’do të vijë asnjëri…

Nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit donin të dinin sa vetë do të vinin, nga Shqipëria, cili do të ishte kryetari i delegacionit shtetëror?” thotë Zhiti tek Panorama.

Pastaj më 5 shtator, ndryshe nga të gjitha shtetet e botës që kishin një delegacion shtetëror dhe një kryetar, nga Shqipëria shkoi dërgata shqiptare trekrerëshe.

Kujtojmë se në 2016, president ishte Bujar Nishani, kryetar parlamenti Ilir Meta, ndërsa kryeministër Edi Rama.

“Si shumë po vepron qoftëlargu mes nesh, thosha me vete këtë varg të Nënë Terezës. “Qoftëlargu” ajo i thoshte djallit shqip. Dhe e kuptova më mirë se më parë që pse Shqipëria ende nuk ka ambasador në Selinë e Shenjtë…” shkruan Zhiti ndër të tjera.

  • 1 49

kryetar Shqiperia Vatikani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.