Në emisionin “Drejt” avokati Saimir Visha u shpreh se nuk ndërtohet pallat 20 kate pa shkallë të jashtme dhe më zjarrfikëse qysh nga koha e Enverit.
Visha: Gjendemi përballë një ngjarje të rëndë dhe duhet të jemi të lumtur që nuk ka viktima dhe të dëmtuar. Këto ngjarje duhet të na mësojnë që të mos i hedhim paratë qysh në gropë.
Sot kemi marrë një mësim se nuk mësuam me tërmetin ku pallatet e reja dolën jashtë funksionit. Duhet të mësojmë të presim për të marrë një pronë pasi është marrë leja e shfrytëzimit. Nuk ndërtohet pallat 20 kate pa shkallë të jashtme dhe më zjarrfikëse qysh nga koha e Enverit.