Në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 1-0 kundër Skënderbeut.
Ndeshja e parë për vitin 2024 riktheu djemtë e Edlir Tetovës te tri pikët, që paçka se kanë bërë disa ndryshime në merkato, janë sërish ai ekipi i frikshëm që bën lojë sulmuese.
Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa vendimtare ishte minuta e 59-të.
Vendasit fituan një penallti, kjo edhe falë neglizhencës së prapavijës korçare. Nga 11 metra nuk gaboi Fernando, që me një “panenka” e dërgoi sferën në rrjetë.
Me 40 pikë, Egnatia kryeson Superligë, duke lënë korçarët në vendin e gjashtë me 22 pikë.