Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

‘Vitet e humbura’ të kooperativave, amendamenti: Të njihen sigurimet për efekt pensioni!

17:09 / November 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koperative
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kuvend është depozituar një projektligj që ka si qëllim njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore, të periudhave të punësimit në ish-kooperativat bujqësore, për të cilat në Drejtorinë e Arkivit Qendror të Institutit të Sigurimeve Shoqërore nuk është dorëzuar dokumentacion i plotë për vjetërsinë në punë nga data e krijimit deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501 date 19 .07.1991, ” Për tokën”, i ndryshuar.

“Me anë të këtij projektligji i jepet zgjidhje problematikës shumëvjeçare në lidhje me vjetërsinë pune pranë ish kooperativave bujqësore. Në shumë raste regjistrat e këtyre kooperativave janë dorëzuar të mangët ose nuk janë dorëzuar fare.

Një pjesë e këtyre regjistrave u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997 dhe për këtë shkak periudhat e vjetërsisë në punë pranë kooperativave bujqësore nuk u janë njohur anëtareve të këtyre kooperativave, në mënyrë që të vërtetojnë periudhën e vjetërsisë në punë.

Këta persona u janë drejtuar gjykatave. Ndjekja e procedurave gjyqësore ka patur dhe ka një kosto finaciare për këtë kategori, e cila është shlyer nga vetë personi ose nga vetë organet e sigurimeve shoqërore.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet njohja si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore nga mosha për pune e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më heret se viti i krijimit të kooperativës bujqësore” shkruhet në relacionin e nismës.

Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivisht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi

-nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie;

-nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë;

-ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ish-Kooperativa Bujqësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.